Maqedoni
Ende nuk dihet se si do të zhvillohet mësimi, shkollat bëhen gati, arsimtarët nisin trajnimin
17.08.2020 15:48
Në të gjitha shkollat fillore të vendit, Byroja për Zhvillimin e Arsimit do të mbajë trajnime online për mësimdhënësit....

Në të gjitha shkollat fillore të vendit, Byroja për Zhvillimin e Arsimit do të mbajë trajnime online për mësimdhënësit. BZHA ka siguruar tashmë sistemin për udhëheqje profesionale dhe zhvillim në karierën, përmes të cilit do të zhvillohen edhe trajnimet. Pedagogia Lulzime Ismajli thotë për TVM 2 se prej kësaj të hëne, mësimdhënësit individualisht, me të dhënat e tyre personale, mund të hyjnë në sistem për t’u trajnuar.
"Tema eshtë realizimi i mësimit me shfrytëzimin e mjeteve të ndryshme të teknologjisë informative komjuterike për mësim.Mundet që tani të fillojnë prej mësimëdhënësve trajnimin. Mësimëdhënësit do të ndjekin prej sot e tutje varësisht prej kushteve, individualisht do të hyjnë në ueb faqe ku do t’i kalojnë 5 module nëpërmjet pyetjeve.", tha Lulzime Ismajli, pedagoge në Sh.F. “Imri Elezi”
Pas përfundimit të trajnimit të gjithë mësimdhënësit do të pajisen me certifikata. Aktualisht ende nuk ka një vendim përfundimtar për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi nga shtatori, por trajnimi i mësimdhënësve është i domosdoshëm për mbarëvajtjen e procesit, në cilindo prej varianteve që po diskutohen.
REJHANE BUSHI METAJ
