Normalizohet gjendja në kufirin me Greqinë, Meta: Qeveria dështoi të informojë qytetarët
Orët e para të mëngjesit të kësaj të kësaj të hëne....

Orët e para të mëngjesit të kësaj të kësaj të hëne ka shënuar edhe marrjen fund të radhëve kilometrike, të cilat zgjatën për 5 ditë në pikën kufitare të Kakavijës e të Kapshticës. Pala greke vuri ne funksion shtim sportelesh dhe sherbim mjekesor duke mundesuar kalimin e të gjithe udhetareve deri ne oren 02:00 te mengjesit. Ndërsa që prej kësaj ore, pika kufitare ka qenë krejtësisht bosh.
Pavarësisht normalizimit të situatës, presdienti Ilir Meta ka dalë në një konferencë të posaçme, duke akuzuar qeverinë si përgjegjëse për gjithçka që ndodhi javën e kaluar, e duke kërkuar që emigrantëve t’u bëhen tampon falas nga shtetit.
“Situata në Kakavijë ka të bëjë me përgjegjësitë e paushtruara në kohë nga qeveria. Është përgjegjësia e qeverisë të kujdeset për shtetasit e saj. Çfarë informacioni iu është dhënë qytetarëve që udhëtojnë jashtë vendit? A ka patur një njoftim zyrtar nga MPJ për numrin e qytetarëve që lejohen? Një qeveri e përgjegjshme i parandalon situata të tilla. Situata të tilla rrezikojnë shëndetin e mijëra qytetarëve. Asnjë nuk i informoi qytetarët për kushtet që duheshin për të hyrë në Greqi” – tha presidenti i shtetit shqiptarë, Ilir Meta.
3300 persona kane kaluar kufirin mbremjen e së dielës, ndersa gjatë ditës levizja ka qene e reduktuar per shkak te rregullave te reja. Ata që duhet të ikin në Greqi, përveç testit të koronavirusit, që duhet të jetë kryer 72 orët e fundit e duhet të rezultojë negativ, në kufi do të kërkohet aplikimi për të kaluar.
Gjatë një dite mund të kalojnë kufirin vetëm 750 persona, ndërsa pas mbërritjes në shtetin fqinj, do të duhet të karantinohen për një javë. (Luljeta Ndoka, TVM2)
