Botë

Rusët akuzohen se kanë sulmuar rrjetin e kompjuterëve të Shtëpisë së Bardhë

30.10.2014 14:57

Nuk ka asnjë lloj sigurie në botën digjitale. “New York Times” raporton se piratët kibernetikë kanë hyrë në rrjetin e kompjuterëve që përdoren në Shtëpinë e Bardhë...

Nuk ka asnjë lloj sigurie në botën digjitale. “New York Times” raporton se piratët kibernetikë kanë hyrë në rrjetin e kompjuterëve që përdoren në Shtëpinë e Bardhë. Nuk janë zbuluar shumë detaje në lidhje me këtë situatë, apo arsyet se përse piratët kibernetikë kanë thyer sistemin e sigurisë në rrjetin e kompjuterëve. 
 
Sipas administratorëve të Shtëpisë së Bardhë, “ky sulm nuk ka pasur si qëllim shkatërrimin e harduerit ose zbulimin e të dhënave, apo për të ndërhyrë tek sistemet e tjera në Shtëpinë e Bardhë”.
 
“Washington Post” raporton se piratët kibernetikë mund të kenë punuar për Qeverinë ruse për të hyrë në rrjetin e kompjuterëve të Shtëpisë së Bardhë dhe si duket kanë marrë informacione mbi financat.
 
Thuhet se këta piratë kibernetikë janë të njëjtit me ata që kanë sulmuar institucionet financiare, si JPM-organ.