Botë
Covid 19: Kosovë, 9 viktima dhe 129 raste të reja; Shqipëri, dyfishohen testimet dhe vaksinat falas
17.08.2020 18:23
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar, se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga COVID-19...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar, se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga COVID-19, kanë vdekur 9 persona.
Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 410. IKSHPK ka njoftuar se nga testimi i 449 mostrave, pozitivë në koronavirus janë konfirmuar 129 raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuave në 11.545.
Të shëruar gjatë 24 orëve janë konfirmuar 152 pacientë. Deri më tani, nga trajtimi që kanë marrë në institucionet shëndetësore janë shëruar 7.343 persona. Raste aktive aktualisht janë 3.792.
Në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 573 pacientë, prej tyre 441 janë të infektuar me koronavirus dhe po trajtohen në klinika dhe spitale.
Ndërkohë në Shqipëri,autoritetet shëndetësore bashkë me ekspertët e shëndetit publik, prezentuan strategjinë për vjeshtën dhe dimrin me cka do të dyfishohen testimet për COVID-19 dhe do të shumëfishohen vaksinat falas kundër gripit
“Struktura jonë kombëtare e testimit duhet të sigurojë që të përballohen kërkesat për testim dhe diagnostikim për qytetarët e dyshuar të prekur nga COVID19. Në kuadër të zgjerimit të mëtejshëm të mbulimit me teste, po punohet që nga shtatori të realizohet dyfishimi i testimeve", u shpreh ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu.
Në 24 orët e fundit në Shqipëri u regjistruan 2 viktima dhe 119 raste të reja pozitive.
