Botë
Në Indi mbi 50.000 persona ndërruan jetë si pasojë e Kovid-19
17.08.2020 19:25
Gjatë 24 orëve të kaluara në Indi si pasojë e virusit korona ndërruan jetë 900 persona...

Gjatë 24 orëve të kaluara në Indi si pasojë e virusit korona ndërruan jetë 900 persona, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes u rrit mbi 50.000.
Ministria e Shëndetësisë së Indisë bëri të ditur se kanë ndërruar jetë 50.921 persona, me çka vendi është në vendin e katërt për nga numri i të vdekurve, pas SHBA-së, Brazilit dhe Meksikos.
Në vend me Kovid-19 janë infektuar 2,6 milionë persona, përderisa ekspertët druajnë se numri i tyre është shumë më i madh.
Në ndërkohë, kryeministri i Indisë Narenda Modi të shtunën deklaroi se po bëhet testim i tri vaksinave potenciale dhe nëse dëshmohet se janë efikase do të prodhohen disa sasi./mia
