Botë

Një aeroplan ushtarak rus ka hasur në një aeroplan spiun amerikan mbi Detin Baltik

17.08.2020 19:47

Një aeroplan ushtarak rus Su-27SМ sot ka hasur një aeroplan ushtarak RC-135 në afërsi të kufirit rus mbi Detin Baltik...

Një aeroplan ushtarak rus Su-27SМ sot ka hasur një aeroplan ushtarak RC-135 në afërsi të kufirit rus mbi Detin Baltik, bëri të ditur Qendra Kombëtare për Kontroll të Mbrojtjes e Rusisë.

“Ekuipazhi ushtarak rus u afrua afër objektit ajror në largësi të sigurt dhe e identifikoi si aeroplan strategjik të aviacionit ushtarak amerikan RC-135”, bëhet e ditur në kumtesën e Qendrës.

Në kumtesë theksohet se pasi aeroplani amerikan spiun ishte larguar nga kufiri rus, aeroplani rus i sigurt ishte kthyer në bazë./mia