Botë

Tërmet 6.6 ballë në Filipine, 1 person humb jetën, dëmtohen shtëpitë dhe rrugët

18.08.2020 11:27

Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi Filipinet dhe për pasojë një person ka ndërruar jetë....

Mësohet se lëkundjet u ndjenë rreth pesë kilometra nga Cataingan, në një thellësi prej rreth 21 kilometrash duke shkaktuar dëme materiale në banesa dhe rrugë.
 
Nga tërmeti, një shtëpi trekatëshe u shemb në Cataingan ndërsa toka ka pësuar plasaritje. Filipinet shtrihen në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një hark i shkarjeve përreth Oqeanit Paqësor, ku ndodhin shumica e tërmeteve të botës.