Botë
Situata në bjellorusi, Putin-Merkelit: Çdo ndërhyrje, e papranueshme
18.08.2020 13:49
Presidenti rus, Vladimir Putin këtë të martë ka zhvilluar një bisedë telefonike..

Presidenti rus, Vladimir Putin këtë të martë ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, duke e paralajmëruar se ndërhyrjet nga jashtë në Bjellorusi janë të papranueshme.
“Çdo ndërhyrje në cështjet e brendshme të Bjellorusisë do të jetë e papranueshme”, ka thënë Putin.
Alexander Lukashenko, lideri i Bjellorusisë, të martën u ka dhënë medalje zyrtarëve policorë, që e kanë ndihmuar në shtypjen e protestave të mëdha në këtë shtet për largimin e tij. Protestat nuk ndalen dhe Lukashenko, i cili ndodhet në pushtet prej më shumë se 26 vitesh dje ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka revoltuar shumë qytetarë. Ai është shprehur se zgjedhje të reja do të ketë vetëm atëherë nëse ai vritet. Kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya e cila pak pas zgjedhjeve u largua nga vendi ka deklaruar se është e gatshme të rikthehet në vend dhe të marrë pushtetin.
