Basketboll

NBA: Bullsat të fuqishëm, Portlandi fitoi OKC

30.10.2014 15:03

Natën e shkuar në NBA u luajtën 12 takime, me ç`rast duhet vequar fitoret e Çikagos, Portllandit dhe Majamit...

Bullsat e përforcuar gjatë verës, e filluan në mënyrë të furishme sezonin, duke triumfuar bindshëm në Medison Square Garden, kundër Nju Jorkut, me 104:80. Pau Gasol, në debutimin e tij për ekipin e Çikagos, regjistroi dabëll dabëll prej 21 pikë e 11 kërcime, ndërsa MVP-ja e dikurshme, Derik Rouz, pas kthimit në parket pas një pauze prej pothuajse një viti, për 21 minuta, regjistroi 13 pikë, pesë asiste dhe tre kërcime.
 
Portllandi, fal paraqitjes së shkëlqyeshme në periudhën e fundit kundër Okllahomës, erdhi deri te fitorja me 106:89. Mysafirët, avancuan pas tre periudhave të para, por në të fundit, dominuan vendasit, duke e fituar ate me 31:12. Më I miri te skuadra nga Oregoni, ishte Lamarcus Aldridge, me 27 pikë e tre kërcime.
 
Kampioni i mëparshëm Majami, gjatë verës mbeti pa lojtarin më të mirë Lebron James, por kjo nuk e ndaloi skuadrën që të fitoj Uashingtonin me 107:95. Rolin e liderit të ri te Majami, e morri Kris Bosh, I cili udhëhoqi skuadrën drejt fitores, me dabëll dabëll prej 26 pikë e 15 kërcime. 
 
Në sfidat tjera, vlen të ceket dominimi i skuadrave vendase:
 
Boston Celtics - Brooklyn Nets 121:105
Indiana Pacers - Philadelphia 76ers 103:91
New York Knicks - Chicago Bulls 80:104
Miami Heat - Washington Wizards 107:95
Charlotte Hornets - Milwaukee Bucks 108:106 vazhdime
Toronto Raptors - Atlanta Hawks 109:102
Memphis Grizzlies - Minnesota Timberwolves 105:101
Denver Nuggets - Detroit Pistons 89:79
Utah Jazz - Houston Rockets 93:104
Phoenix Suns - Los Angeles Lakers 119:99
Sacramento Kings - Golden State Warriors 77:95
Portland Trail Blazers - Oklahoma City Thunder 106:89