Maqedoni
Gjykimi për 27 prillin pa palicenë, analizuan telefonat e të akuzuarve
18.08.2020 15:42
Në gjykatën penale në Shkup kanë vijuar dëshmitë për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend....

Me kërkesë të Prokurorisë dëshmuan 3 esktpertët të cilët kanë analizuar telefonat e të akuzuarve Trajko Veljanovski, Krsto Mukoski, Antonio Koçkov, Sasho Kocevski dhe Elena Docevska Bozhinovska, të cilët udhëhiqen si organizator të sulmit në Kuvend atë natë. Para gjykatësit të lëndës ata deklaruan se ekspertizën e kanë realizuar si të punësuar pranë Departamentit për Krimi Kompjuterik dhe Forenzikës Dixhitale në Ministrinë e Brendshme, pas kërkesë së Prokurorisë.
Avokatët mbrojtës: Dyshime në vërtetësinë e ekspertizës
Theksuan se kanë bërë ekspertizë të pajisjeve por se nuk janë pjesë e regjistrit të ekspertëve në Ministrinë e Drejtësisë. Për shkak të kësaj mbrojtja dyshon në besueshmërinë të informacioneve të siguara nga telefonat mobil. Avokatët besojnë se kjo hedh dyshime në saktësinë e ekspertizës, pasi të njejtat mund të jenë vendimtare epilogun e rastit.
"Në rastin konkret për të mund të hyjmë në detaje në atë që është bërë eksprtizë apo analzuar, bazuar në ligjin për ekesertizë në RMV, patjetër duhet kenë licencë, gjegjësisht të drejtë për të mundur të zbatojnë urdhra të tilla. Dhe që të mund të vazhdohet më tej në detaje duhet të qartësohet ky moment. Pa licenca këto analiza të tyre të bëra sipas urdhërit për ekspertizë nuk mund të jenë fakte valide për procedurën.", tha Elenko Millanov, avokat mbrojtës.
Ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, ish ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski, janë të akuzuar si porosities të ngjarjeve më 27 prill. Ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish drejtori i policisë sekrete, Nikolla Boshkoski nuk gjykohen pasi u arratisën nga vendi.
ZEKIRJA MEXHITI
