Botë

Covid 19: 6 viktima në Kosovë, dy viktima në Shqipëri

18.08.2020 17:38

Situata në Kosovë vazhdon të mbetet alarmante...

Në 24 orët e fundit nga virusi Korona kanë ndërruar jetë 6 persona,duke e quar numrin e viktimave në 416 që nga fillimi I pandemisë, ndërsa janë regjistruar 141 raste të reja pas testimit të 494 personave të dyshuar më Covid 19.
 
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 219 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri tani është gjithsej 7.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.708.
 
Ndërsa  në Shqipëri janë shënuar 2 viktima nga virusi korona dhe me këtë numri I viktimave shkonë në 232 që nga fillimi I pandemisë, janë regjistruar edhe 155 raste të reja.
 
"Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 932 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 155 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19…. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen dy qytetare nga Tirana, një 61 vjeçare dhe një 69 vjeçare me sëmundje bashkëshoqëruese….Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 95 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar", u shpreh ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Flutura Beqo. 
 
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 55 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3871 , që nga fillimi i pamndemisë. Aktualisht janë 3551 raste aktive.
 
FARIJE DAUTI BAKIU