Futboll
Salihi me dygolësh për fitore
30.10.2014 15:04
Hamdi Salihi ka shënuar dy gola në fitoren e parë të ekipit të tij në ligën izraelite...

Sulmuesi shkodran i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, ka shënuar dy herë mbrëmë për fitoren e parë të ekipit të tij, Hapoel Ironi ndaj Hapoel Raanana.
Kjo ka qenë fitorja e parë e ekipit të Salihit pas gjashtë xhirove në elitën izraelite të futbollit, derisa Salihi me supergola po vazhdon edhe në këtë rajon të botës.
Me këto dy gola, Salihi ka ngritur në katër numrin e golave të shënuar këtë stinor në Izrael.
