Futboll

Gol shou shqip në kupën Gjermane

30.10.2014 15:06

Gol shoë shqip në ndeshjen e Kupës gjermane. Admir Mehmedi me hat-trick mposht Valdet Ramën...

Ndeshja e raundit të dytë të Kupës gjermane ndërmjet  Munchen 1860 dhe Freiburgut, kaloi në shenjë të golave shqip.

Valdet Rama hapi serinë e golave të ndeshjes dhe i dha epërsinë ekipit të tij, mirëpo një furi e Admir Mehmedit në anën tjetër, që shënoi hat-trick fundosi ekipin e Ramës dhe e eliminoi nga Kupa.

Freiburg mposhti ekipin e Bundesligës 2, Munchen 1860, në fund 2-5si mysafir, derisa Rama u zëvendësua në minutat shtesë të ndeshjes.