Marrëveshja për qeverinë, Ahmeti mbledh këshillin e përgjithshëm të BDI-së

19.08.2020 11:49

Bashkimi Demokratik për Integrim mban sot në orën 18:00....

Bashkimi Demokratik për Integrim mban sot në orën 18:00 mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 15 korrikut dhe marrëveshjes së koalicionit për bashkëqeverisje që u arrit dje mes liderëve të LSDM-së dhe BDI-së.

Me gjasë në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për funksionet që BDI do të marrë në qeverinë e re që do të drejtohet nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, me përjashtim të 100 ditëve të fundit kur kandidatin për mandatar do ta propozojnë integristët, sipas marrëveshjes së arritur një ditë më parë nga liderët.

Ata dje nuk i prezantuan planet e tyre për ndarjen e posteve qeveritare. Por, Zaev njoftoi se kryetar i kuvendit do të vazhdojë të jetë Talat Xhaferi nga BDI.