Shqipëri

115 të arrestuar në Tiranë për vjedhjen e energjisë

30.10.2014 16:09

Pas paralajmërimit të kryeministrit, Edi Rama, se të gjithë ata që vjedhin energjinë do të burgosen...

Pas paralajmërimit të kryeministrit, Edi Rama, se të gjithë ata që vjedhin energjinë do të burgosen, sot në ditën e tretë të operacionit kemi këtë bilanc: 115 persona të arrestuar dhe 50 të shpallur në kërkim. Nga ana tjetër janë prerë qindra lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
 
Kryeministri, Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kanë paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë deri në arrestimin e të gjithë hajdutëve të energjisë.
 
Ndër të arrestuarit e ditës së sotme ishte edhe Bujar Brovina, ish-drejtor i “Qytetit të Studentit”, aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
 
Arrestimin e tij e njoftoi ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë fjalimit në parlament.
 
Faza e parë e këtij operacioni është përqendruar kryesisht tek bizneset, për t’u shtrirë më pas edhe tek familjarët.
 
LULJETA NDOKA