Joe Biden, kandidati demokrat për president në SHBA

19.08.2020 14:09

Joe Biden u kurorëzua zyrtarisht si kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale të nëntorit...

Joe Biden u kurorëzua zyrtarisht si kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, gjatë konventës së partisë ku nuk i mungoi mbështetja e fortë nga ish-udhëheqës amerikanë. 

Dy ish-presidentë, Bill Clinton dhe Jimmy Carter, gjithashtu ish-Sekretari i Shtetit, Colin Poëell, një republikan, u rreshtuan krah Biden. Clinton tha se Donald Trump kishte sjellë kaos në Shtëpinë e Bardhë.

Mesazhet e së martës synonin të bindnin votuesit se Partia Demokratike është zgjidhja e problemeve brenda dhe jashtë vendit.

Dy muaj e gjysmë para zgjedhjeve presidenciale, sondazhet sugjerojnë ngushtim të diferencës mes Biden dhe Trump.

Konventa ku Biden mori nominimin pas një votimi të regjistruar të delegatëve në 50 shtete, ishte kryesisht virutale për shkak të pandemisë.

Për 77-vjeçarin kjo është hera e tretë që kandidon për Shtëpinë e Bardhë.