“Covid 19”, rriten shifrat, Bota në pritje të vaksinës
Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.140.775 numri i rasteve me virusin korona....

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.140.775 numri i rasteve me virusin korona. Në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 8.674 raste të reja me COVID-19, dhe 415 vdekjet e reja.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 592.144 raste, Egjipti me 96.753 dhe Nigeria me 49.895 raste.
Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë është 862.564.
Gjermania ka regjistruar 1 510 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e kaluara, numri më i lartë ditor në më shumë se tre muaj. Numri i të infektuarve në Gjermani është rritur në javët e fundit, me raste ditore që tejkalojnë numrin 1 000.
39% e rasteve, me gjasë janë importuar nga Kosova, Turqia dhe Kroacia, vende këto të cilat përmenden si burim i infeksionit në javët e fundit.
Komisioni Europian njoftoi të premten se kishte arritur një ujdi me grupin “AstraZeneca” për blerjen e një vaksine të mundshme kundër Covid-19.
Greqia shpreson që vendi t’i marrë 700.000 dozat e para të vaksinës së koronavirusit në muajin dhjetor, falë një marrëveshjeje mes BE-së dhe industrisë farmaceutike.
Australia ka siguruar qasjen ndaj një vaksine mjaft premtuese të virusit korona dhe thotë se do të jetë në gjendje të shpërndajë doza falas për të gjithë popullatën e saj prej 25 milionë banorësh.
Megjithë shpresat në rritje për vaksinën anti Covid 19, OBSH po përballet me një hendek të madh fondesh. Agjencia e Shëndetit së Kombeve të Bashkuara vlerëson se për të financuar ACT për një periudhë fillestare 12-mujore janë të nevojshëm 31,3 miliardë dollarë.
Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga COVID-19 ka tejkaluar ndërkohë shifrën 15 milionë.Sipas faqes së internetit “Ëorldometer”, në botë deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 15.051.945 persona.Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 784.377 persona ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 22.309.441. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
