Maqedoni
Përdorimi i gjuhës shqipe, publikohet doracak për shkresat në dygjuhësi
19.08.2020 14:34
Administratorët nëpër institucione do të kenë modele të unifikuara të përpilimit të shkresave në dygjuhësi....

Administratorët nëpër institucione do të kenë modele të unifikuara të përpilimit të shkresave në dygjuhësi. Agjencia e Zbatimit të Gjuhës, gjitha institucioneve do t’u dorëzojë 10 mijë doracak të sapo publikuar të cilat përmbajnë sqarime dhe modele të skanuara të shkresave se si do të duhet të duken në dy gjuhët.
“Ky doracak I udhëzon konkretisht dhe ua sqaron mirë nëpunësve administrativë, I orienton me shumë saktësi drejt të drejtës ligjore, krijon ndërgjegjësimin për shfrytëzimin praktik të saj. Prandaj brenda tij janë dhënë gjitha format e nevojshme që u nevojiten atyre në rrafshin e komunikimit administrativ si të shkruhet një lutje, një kërkesë, një njoftim, një procesverbal, një ftesë, një kontratë, një ankesë etj.”, tha Ylber Sela, drejtor i Agjencisë së Zabtimit të Gjuhës.
Në doracak nuk janë përfshirë gjitha shkresat por vetëm më të shpeshtat. Përpos anës vizuale, autorët e doracakut kanë dhënë udhëzime se si të tejkalohen edhe gabimet drejtshkrimore gjatë përkthimit nga gjuha maqedone në shqip.
“Nëse është gjuha origjinale në gjuhën shqipe shkruhet në anën e djathtë dhe në anën tjetër shkruhet në maqedonisht dhe anasjelltas nëse është origjinale shkruhet e para në maqedonisht dhe në anën tjetër në shqip. Shpesh gjatë përkthimit fjalët janë përkthyer drejtëpërdrejtë nga maqedonishtja apo nga gjuhët e tjera slave dhe janë përdoruru gabimisht në gjithë këto vite dhe ne I kemi trajtuar pikërisht ato gabime që të shmangen në aspektin drejtshkrimor.”, tha Ajtene Qamili, profesore e gjuhës.
Publikimi I doracakut është në kuadër të shpenzimeve vjetore për botim që ka Agjencia për Zbatimin e Gjuhës e të cilat arrijnë vlerën prej 1.3 milion denarë.
MERALE ISMAILI
