Botë
Shkaktoi aksident të qëllimshëm në Berlin, autoritetet po e trajtojnë si sulm me motive islamike
19.08.2020 15:48
Autoritetet gjermane po hetojnë një seri të përplasjeve - me sa duket të qëllimshme...

Autoritetet gjermane po hetojnë një seri të përplasjeve - me sa duket të qëllimshme - të makinave në një autostradë në Berlin, si një sulm me motive islamike
Gjashtë persona u lënduan, tre prej të cilëve rëndë, kur makina e të dyshuarit u përplas me automjetet tjera në autostradën A100, pak para orës 19:00 të së martës. Dëshmitarët thanë se i dyshuari, 30-vjeçar nga Iraku, pretendoi se kishte një "objekt të rrezikshëm" në një kuti municioni. Asgjë nuk u gjet më vonë brenda, raporton BBC.
“Thirrjet e të dyshuarit në vendngjarje sugjeruan që veprimet e tij mund të kishin qenë me motive islamike”, u citua nga revista Focus një zëdhënës i prokurorisë.
Ai shtoi se ka edhe indikacione se i dyshuar kishte probleme psikologjike. Policia arrestoi të dyshuarin në vendngjarje. Samrad A, jeton në një objekt strehimi për refugjatë dhe raportet sugjerojnë se ai mund të jetë radikalizuar atje. Ai pritet të përballet me tre akuza për tentativë vrasjeje.
