Botë

Covid-19, Shqipëri, fillon procedura e terapisë me plazëm

19.08.2020 18:21

Shqipëria ka nisur procedurën për terapinë e plazmës konvale për trajtimin e të prekurve nga COVID 19..

Shqipëria ka nisur procedurën për terapinë e plazmës konvale për trajtimin e të prekurve nga COVID 19 që janë në trajtim spitalor. Janë marrë masat dhe janë finalizuar protokollet për terapinë e plazmës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Manastirliu ka kërkuar nxitjen e zinxhirit të solidaritetit për dhurimin e plazmës nga personat që e kanë kaluar sëmundjen. 
 
Ogerta Manastirliu- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nga banka e gjakut në QSUT ka deklaruar se “I gjithë ekipi i qendrës së gjakut, QSUT, i drejtuar nga Ministria e Shëndetësisë kanë hartuar protokollet për terapinë me plazëm. Në bashkëpunim me Universitetin e Pavias e kemi nisur dhe po e finalizojmë këtë proces dhe jemi gati për të ndërtuar bankën e plazmës. Janë marrë të gjitha masat për të garantuar cilësi dhe siguri për aplikimin edhe të kësaj terapie për ata pacientë që kanë nevojë në dy spitalet COVID. Sot ne nisim fushatën ‘Bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty’ dhe tashmë kemi dhuruesit e parë që e kanë kaluar sëmundjen por është e rëndësishme që të krijojmë zinxhirin e solidaritetit, për të ndërtuar bankën e plazmës për të ndihmuar ata qytetarë që kanë nevojë për këtë trajtim mjekësor në dy spitalet COVID."