Maqedoni

Licencohen 130 përkthyes

30.10.2014 17:13

130 kandidatë të rinj morën licenca për përkthyes të përhershëm gjyqësor. Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, njoftoi se 30% e kandidatëve janë shqiptarë...

130 kandidatë të rinj morën licenca për përkthyes të përhershëm gjyqësor. Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, njoftoi se 30% e kandidatëve janë shqiptarë dhe që të gjithë kandidatët me sukses e kanë kaluar provimin e kontrollimit të njohurive. Nga viti 2008 e deri më tani, provimin e kanë kaluar gjithsej 1.580 përkthyes gjyqësor. 
 
“Në këtë sesion, provimin e kaluan 130 kandidatë edhe atë për 17 gjuhë. Kjo është pasuri vërtet e çmuar e kandidatëve kryesisht të rinj, të cilët me sukses i kaluan provimet për një ose për më shumë gjuhë. Nëse doni me përqindje, 32 % janë shqiptarë, 10% turq dhe 3 % boshnjak, serb e kështu me radhë”- deklaroi ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari.
 
Po ashtu, ministri Jashari sqaroi se propozim-ndryshimet e Ligjit për Noteri akoma janë nën analizën e grupit punues dhe asgjë nuk është përfundimtare. 
 
“Është formuar grup punues, është duke i analizuar këto konkluza dhe varet nga qëndrimi që do të marrë grupi punues në lidhje me këto konkluza. Jemi duke i analizuar dhe besoj që gjatë javës së ardhshme do të kemi qëndrim definitiv në lidhje me konkluzat e propozuara nga qeveria”- tha Jashari.
 
Propozim-ndryshime e reja parashohin që qytetarët, gjatë soleminzimit të akteve noterike, përveç noterit, të marrin me vete edhe avokat, në të kundërtën çdo akt noterial që do të lidhet pa praninë e avokatit do të jetë i pavlefshëm.
 
SANIJE KASAMI