Botë

Bilanc tronditës, India raporton 70 mijë raste të reja me koronavirus

20.08.2020 11:40

Vijon të përhapet me shpejtësi marramendëse koronavirusi në Indi...

Autoritetet shëndetësore raportuan se në 24 orët e fundit janë regjistruar 69,652 persona të rinj të infektuar me virusin e ri duke e çuar bilancin total në 2.84 milionë.
 
977 persona të tjerë humbën jetën për një numër të përgjithshëm prej 53,866 fatalitetesh që nga nisja e pandemisë. India është tashmë vendi më i goditur nga Sars Covid-2 në Azi dhe në renditjen globale rreshtohet pas SHBA dhe Brazilit për numrin më të madh të personave të infektuar.Top Channel