Botë
Rriten rastet me koronavirus, Seul ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave
20.08.2020 12:14
Autoritetet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul...

Autoritetet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, kanë ndaluar grumbullimin e më shumë se 10 personave. Ky vendim është marrë pas rasteve të shtuara të së infektuarëve me koronavirus.
Masa do të hyjë në fuqi ditën e premte dhe do të mbetet në fuqi deri në fund të muajit.
Vatra aktive së fundmi ka qenë në një kishë dhe më pas është përhapur në mbi 100 objekte të tjera në Seul.
Kisha konservatore Sarang Jeil, janë kundër këtij vendimi të qeverisë. Ata thonë se po sulmohen padrejtësisht dhe disa prej tyre po refuzojnë të bëjnë tamponin e Covid-19.
