Botë
Mbretëria e Bashkuar zgjeron listën e karantinës së detyruar, shteti i ri që i’u bashkëngjit Spanjës dhe Francës
20.08.2020 14:04
Masat e vendosjes së karantinës për të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar, pritet të aplikohen edhe për Kroacinë..

Gjatë një takimi që do të zhvillohet në Londër ditën e sotme, pritet që ministrat të diskutojnë çdo ndryshim të bërë në listën e Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me kufijtë.
Nëse Kroacia futet në listën e kuqe të Britanisë, atëherë njerëzit që udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe do të detyrohen të izolohen për 14 ditë.
Javën e fundit Britania ka vendosur këtë rregull për Spanjën, Francën, Maltën duke bërë që një turmë turistësh të cilët kishin plan të udhëtonin drejt këtyre vendeve të kthehen në shtëpi.
Ditët e fundit Kroacia është përballur me një rritje të konsiderueshme të rasteve me Covid-19. Vetëm ditën e djeshme u shënuan 219 raste pozitivë, përfshirë edhe një lojtar të kampionatit të futbollit kroat, Dinamo Zagreb.
