Obama kundër Trumpit: E ktheu presidencën në një shou televiziv

20.08.2020 15:47

Donald Trump e ka parë presidencën amerikane si një “tjetër shoë televiziv”....

Donald Trump e ka parë presidencën amerikane si një “tjetër shoë televiziv”. Kjo ishte akuza e bërë ndaj presidenti aktual, nga paraardhësi i tij Barack Obama.

Në një fjalim plot tone të ashpra në natën e tretë të konventës demokrate, ish kreu i Shtëpisë së Bardhë u përpoq të tregonte se pasardhësïsi i tij nuk arriti ta bënte mirë punën e vet për shkak të dembelizmit e paaftësisë!

“Trumpi nuk ka treguar interes për të bërë punën që duhet të bëjë. Asnjë interes për të gjetur gjuhën e përbashkët. Asnjë interes për ta trajtuar presidencën si diçka më shumë sesa reality shoë me qëllimin që të marrë vëmendjen që aq shumë e dëshiron. Pasojat e presidencës Trump po i shohim: impulse tona më të këqija të çliruara nga zinxhirët, reputacioni ynë krenar në mbarë botën, është rrudhur keqas dhe institucionet tona demokratike, kërcënohen si kurrë më parë.”,- tha ish presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.

Trump: Nuk do isha këtu nëse Obama do punonte si duhet

Nuk ka vonuar përgjigja nga Trump. “

“Unë shoh tmerrin në të cilin ai na la dhe idiotësinë e lëvizjeve që bëri. Shoh sa keq ishte, sa joefikas ka qenë ai si president, është e tmerrshme. Unë jam sot këtu përpara jush si president pikërisht për shkak të punës së keqe të presidentit Obama dhe Joe Bidenit.”,- theksoi presidenti i ShBA-ve, Donald Trump.

Demokratët po përpiqen të bindin elektoratin amerikan se u gabua me zgjedhjen e Trumpit në vitin 2016 dhe se Biden do të ndryshojë frymën aktuale të politikës amerikane dhe angazhimin me aleatët.

Kamala Harris pranoi zyrtarisht në konventë kandidaturën për zëvendëspresidente, një nominim ky historik ky sepse është e dyta grua në histori që caktohet nga Partia Demokrate si kandidate për postin e rëndësishëm. (Zekirja Mexhiti, TVM2)