Maqedoni

Shqyrtohet liberalizimi i tregut të sigurimeve

30.10.2014 17:19

Sipas vlerësimeve të Byrosë Kombëtare të Maqedonisë, shumica e makinave nuk kanë auto-përgjegjësi...

Sipas vlerësimeve të Byrosë Kombëtare të Maqedonisë, shumica e makinave nuk kanë auto-përgjegjësi dhe kjo ka detyruar institucionin përkatës që të shqyrtojë mundësinë e liberalizimit të tregut të sigurimeve, që nënkupton edhe ulje të çmimit të kartonit të gjelbër.
 
Drejtori i përgjithshëm i Byrosë Kombëtare të Sigurimeve, thotë se ka kërkuar ndihmë nga Banka Botërore për mënyrën e liberalizimit të këtij tregu.
 
“Agjencia për mbikëqyrje, si trup rregullator tashmë realizoi një projekt me Bankën Botërore rreth marrjes së ndihmës teknike, se si ta bëjmë më të lehtë liberalizimin e auto-përgjegjësisë. Me Ministrinë e Financave duhet të merremi vesh rreth strategjisë afatgjate, për të cilën do të ndërmarrin hapa që gradualisht të çojnë në liberalizimin e tregut”- deklaroi Klime Popovski nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
 
Kartoni i gjelbër, do të mundësojë që dëmet e shkaktuara në vend apo edhe jashtë vendit të kompensohen shumë shpejt. 
 
“Humbësit më të mëdhenj janë njerëzit që nuk i sigurojnë makinat e tyre. Në pajtim me ligjin, ata duhet ta paguajnë dëmin që kanë bërë. Ndaj kemi ku të kërkojmë regres për dëmin e bërë përmes fondit garantues nga 500 deri në 50 000 euro. Do të jetë problem për njerëzit që nuk i sigurojnë makinat. Për pak para që duhet t’i japin për auto-përgjegjësi, rrezikojnë të shkaktojnë dëme, që do t’i paguajnë shtrenjtë”- tha drejtori i përgjithshëm i Byrosë Kombëtare të Sigurimeve, Trajçe Latinovski.
 
Shqetësues mbetet fakti se 4% e automjeteve në vend nuk kanë auto-përgjegjësi.
 
FARIJE DAUTI-BAKIU