Maqedoni

Kabineti i ri qeveritar, përfaqësimi i grave shumë i ulët, nën 30 për qind

20.08.2020 16:15

Përfaqësimi i grave në ekzekutiv edhe kësaj radhe le për të dëshiruar..

Përfaqësimi i grave në ekzekutiv edhe kësaj radhe le për të dëshiruar, thonë nga Këshilli Nacional për Barazi Gjinore. Ky qëndrim i tyre vjen pas propozimeve që u bënë nga partnerët e partive koalicionuese për kabinetin e ri qeveritar. Savka Todrovska nga ky Këshill thekson se përfaqësimin e drejtë gjinor e ka implementuar vetëm Lidhja Social Demokrate. Partitë e tjera propozuan emra meshkujsh për qeverinë e re.
 
“Për shtet që pretendon BE-në, shtet që konsiderohet sensitiv nga aspekti gjinor, në cilin ka 50 për qind të popullsisë dhe 10 për qind të saj gra me shkollim të lartë, kjo flet se tek partitë politike dhe tek liderët politik kemi josensitivitet gjinor.”,- tha kryetarja e Këshillit Nacional për Barazi Gjinore, Savka Todorovska.
 
Gratë sipas saj përbëjnë gjysmën e anëtarësisë së partive dhe të njëjtat duhet të jenë pjesë e rëndësishme e  vendimmarrjeve ekzekutive.
 
“Nëse e marrim numrin nga 16 ministritë dhe 3 postet e zëvendëskryeministrave, me vetëm 4 gra në të, ajo përbën shifrën nën 30 për qind të përfaqësimit. Përfaqësimi gjinor por edhe përfaqësimi i gjithë qytetarëve nuk është implementuar.”,- tha kryetarja e Këshillit Nacional për Barazi Gjinore, Savka Todorovska.
 
4 do të jenë përfaqësueset e gjinisë femërore në ekzekutivin e ri -  Radmilla Shekerinska, Milla Carovska, Jagoda Shehapska dhe Irena Stefkovska. Edhe integristët jozyrtarisht preferojnë që një zonjë të udhëheqë dikasterin e administratës e shoqërisë informatike, por në mbledhjen e fundit të integristëve, ky emër u la për një moment tjetër. Nëse ndodh të zgjidhet një nga emrat e përfolur femërorë, sërish do të kishte vetëm 5 femra në një ekzekutiv prej 19 postesh kryesore.  
 
ZEKIRJA MEXHITI