Botë
Rriten tensionet, Turqia jep njoftimin se ka gjetur gaz në Detin e Zi
21.08.2020 09:29
Në një moment kur tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë rritur,..

Në një moment kur tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë rritur, Turqia ka bërë me dije se ka gjetur burime të konsiderueshme gazi në Detin e Zi. Sipas autoriteteve turke janë gjetur burime të konsiderueshme gazi, një zbulim i cili mund të ndihmojë vendin të shkurtojë varësinë e tij nga importi i energjisë nëse gazi mund të nxirret në treg.
Sipas Reuters autoritetet turke pretendojnë se burimet e gazit të gjetura në Detin e Zi do të plotësojnë potencialisht nevojat e energjisë së Turqisë për 20 vjet.Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e konsideroi këtë si një lajm të mirë të cilin do ta publikojë të premten duke thënë se një “periudhë e re” po fillon për Turqinë, por nuk dha detaje rreth gjetjes së burimeve të gazit.
Anija e shpimit të Turqisë Fatih ka operuar që nga fundi i korrikut në një zonë eksplorimi të njohur si Tuna-1, rreth 100 milje detare në veri të bregdetit turk në perëndim të Detit të Zi. Mund të duhen shtatë deri në 10 vjet për të filluar prodhimin, dhe sipas vlerësimeve paraprake kostot e investimit janë midis 2 miliardë dhe 3 miliardë dollarë.
