Maqedoni

Caktohet vazhdimi i seancës konstituive të Parlamentit, Talat Xhaferi rizgjedhet kryeparlamentar

21.08.2020 10:35

Kryesuesi i Kuvendit, Talat Xhaferi, për sot në mesditë ka caktuar vazhdimin e mbledhjes së parë konstituive të Parlamentit...

Kryesuesi i Kuvendit, Talat Xhaferi, për sot në mesditë ka caktuar vazhdimin e mbledhjes së parë konstituive të Parlamentit, në të cilin duhet të rizgjidhet kryetari i ri i Parlamentit si dhe anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Siç informojnë nga shërbimet e Kuvendit,  seanca është caktuar pasi 62 deputetët kanë dorëzuar propozim për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeparlamentar të përbërjes së re parlamentare.
 
Në propozim janë të vendosura të gjitha firmat e 62 deputetëve të shumicës parlamentare të Koalicionit “Mundemi” të LSDM-se dhe Besës, dhe të deputetëve të BDI-së dhe PDSh-së. Pas përfundimit të seancës konstituive të Parlamentit, ditëve në vijim do të duhet të caktohet seancë e re plenare në të cilën duhet të zgjidhet shumica e re qeveritare, ndërsa afati i dorëzimit të propozimit skadon më 2 shtator.