Botë
Covid-19/ SHBA dhe Brazili, qendra të përhapjes së virusit korona
21.08.2020 11:44
Numri i rasteve të reja me koronavirus vazhdon të rritet për dhjetëra mijëra në Shtetet e Bashkuara dhe Brazil...
Numri i rasteve të reja me koronavirus vazhdon të rritet për dhjetëra mijëra në Shtetet e Bashkuara dhe Brazil – shtete në të cilat numri i viktimave në baza ditore është mbi 1,000 – ndërkohë që vendet më të vogla tentojnë të parandalojnë shpërthime të reja.
Brenda 24 orëve, Brazili ka raportuar për më shumë se 47,000 raste të reja me koronavirus dhe 1,200 të vdekur nga sëmundja ndërsa Shtetet e Bashkuara regjistruan më shumë se 44,000 raste të reja dhe mbi 1,300 vdekje.India është aktualisht e treta për nga numri i të prekurve me koronavirus, 2.7 milionë dhe gati 53,000 të vdekur, ndërsa Rusia renditet e katërta me 935,000 të infektuar dhe afro 16,000 të vdekur.Meksika njoftoi për 625 vdekje dhe 6.775 raste të reja në 24 orët e fundit. Virusi Korona u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës nga fundin e vitit të kaluar. Por ndërsa ai ka infektuar, mbi 22 milionë persona e ka shkaktuar mbi 787,686 të vdekur në pjesë të ndryshme të botës, Ëuhani vetë tregoi përmes festave të çmendura ku njerëzit qëndronin shumë pranë njëri-tjetrit pa maska e pa distancim social, se atje nuk ka më gjurmë të sëmundjes.
