Botë

Kalifornia përfshihet nga zjarre masive

21.08.2020 13:49

Disa dhjetëra zjarre të mëdha vazhduan të enjten në Kaliforni...

Disa dhjetëra zjarre të mëdha vazhduan të enjten në Kaliforni duke duke vënë në pikëpyetje aftësitë zjarrfikëse të vetë shtetit. Zjarret janë shkaktuar nga rreth 11 mijë rrufe që goditën vendin gjatë ditëve të fundit.

Zjarret kanë shkatërruar 175 struktura, përfshi shtëpi dhe po rrezikojnë 50 mijë të tjera, tha Daniel Berlant me Departamentin e Pyjeve dhe Mbrojtes nga Zjarret në Kaliforni. 33 banorë dhe zjarrfikës janë lënduar. Zjarret më të mëdha janë në pjesën veriore të Kalifornisë, ku flakët kanë përpirë rreth 1’250 kilometra katrorë tokë me shkurre, zona rurale dhe pyje të dendura përreth qytetit San Francisko.

Më shumë se 10 mijë zjarrfikës të Kalifornisë po luftojnë me stuhinë e zjarrtë. Zyrtarët e lartë të departamenteve të zjarrfikësave thonë se kanë mungesa në njerëz, pajisje dhe burime. Disa zjarrfikës po punonin me turne 72-orëshe në vend të turnit të zakonshëm 24-orësh. Kalifornia ka kërkuar 375 makineri zjarrfikëse dhe ekuipazhe nga shtetet e tjera.

Në kontenë Marin në veri të San Franciskos, ku një zjarr i vogël po digjet pranë Oqeanit Paqësor, shefi i zjarrfikësve Jason Ueber tha se po pret që ndihma nga shteti Montana të mbërrijë këtë fundjavë. Në rajonet malore bregdetare në jug të San Françiskos, ku 26 mijë njerëz janë urdhëruar të evakuohen, zjarri u rrit brenda natës në një hapësirë prej 160 kilometrash katror. Zyrtarët thanë se zjarri mund të rritet ndjeshëm nëse nuk intervenohet shpejt.