Maqedoni
Nxënësit pa mujore vjetore, i zbresin nga autobusët
30.10.2014 17:34
Nxënësit e shkollave të mesme në Shkup, vazhdojnë të vetëfinancojnë transportin e tyre deri tek shkollat. Edhe pse kanë mbetur vetëm 3 ditë...

Nxënësit e shkollave të mesme në Shkup, vazhdojnë të vetëfinancojnë transportin e tyre deri tek shkollat. Edhe pse kanë mbetur vetëm 3 ditë para skadimit të afatit për dhënien e mujoreve vjetore nga Ndërmarrja Publike e Transportit, nxënësit e anketuar nga TVM-2 ankohen se tashmë 2 muajt e fundit kalojnë nëpër golgotë të vërtetë nëpër autobusët e NPQ –së.
Janë të obliguar të paguajnë bileta për çdo ditë, sepse kontrollorët e Ndërmarrjes Publike të Transportit nuk i pranojnë mujoret e vitit të kaluar, ndërsa një pjesë tjetër e nxënësve nuk kanë si të justifikohen nëpër autobusë se janë nxënës, sepse u mungon vërtetim në dorë. Më të prekur në këtë situatë janë nxënësit e vitit të parë, të cilët udhëtojnë edhe me 4 autobusë në ditë.
A i keni marrë mujoret?
“Jo, nuk na i kanë dhënë akoma”- u përgjigj një nxënës.
“Po, i paguaj autobusët, njëherë paguaj 2-in prej Sarajit deri në “Siti Moll”, më pas 19-ëshin”- theksoi një nxënës.
Mujoren e vitit të parë ku e keni?
“Ajo është e vjetër, nuk e pranojnë më. Na zbresin prej autobusit”- u shpreh një nxënëse.
“Duke ardhur nga shkolla, ia kam treguar mujoren e vitit të parë kontrollorëve të NPQ –së dhe më kanë nxjerrë jashtë”- tha një nxënës.
“Kështu hipim në autobus, me paratë e tona”- potencoi një nxënëse.
“Vetë e paguajmë biletën”- tha një nxënëse.
A keni marr ndonjë vërtetim?
“Jo, asgjë deri më tani”- u shpreh një nxënës.
Afati i fundit për lëshimin e mujoreve vjetore për nxënësit e shkollave të mesme është deri më 1 nëntor.
NPQ nuk iu përgjigj pyetjeve tona se a do t’i sigurojë mujoret e nxënësve prej ditës së hënë.
REXHEP QAMILI
