Kulturë

Nata e katërt e festivalit teatror në Dibër

30.10.2014 17:39

Festivali i Teatrit Shqiptar në Maqedoni, në natën e tretë të tij, arrin që gradualisht të formojë fizionominë e tij para spektatorit dibran...

Me pjesën “Borxhlinjtë” u paraqit trupa e teatrit “Petro Marko” nga Vlora, e cila u mirëprit nga artdashësit dibran. Autori, përmes martesës se parë të dështuar dhe një të dyte që po shkon drejt fundit, ku ish-burri kërkon të hakmerret, duke i çuar dy personazhet drejt shkatërrimit dhe tragjedisë, Strindberg, me aftësinë e penës së tij, vendos në qendër të ngjarjeve figurën e gruas dhe përmes saj përcjell atë dramatikë që shoqëron prishjen e institucionit të martesës.
 
Në natën e katërt të festivalit, shkallëve të podiumit do të ngjitet trupa profesioniste “Aleksander Moisiu” nga Durrësi, me pjesën “Këtu vallëzohet me hijet”, të autorit dhe njëkohësisht edhe regjisorit, Bashkim Hoxha. 
 
ATLI DEMA