Botë

Një i vdekur, katër të lënduar rëndë dhe 14 të shpëtuar pas shpërthimit të gazit në një banesë në qytetin rus Jarosllav

22.08.2020 12:49

Katërmbëdhjetë banorë janë shpëtuar pas shpërthimit të gazit në ndërtesën banesore në qytetin Jarosllav, në verilindje të Moskës...

Katërmbëdhjetë banorë janë shpëtuar pas shpërthimit të gazit në ndërtesën banesore në qytetin Jarosllav, në verilindje të Moskës, njofton shërbimi rajonal për raste urgjente, transmeton Tass.

“Katërmbëdhjetë banorë janë shpëtuar nga ndërtesa, prej të cilave pesë janë ulur me kran, tetë janë shpëtuar nga brigada e zjarrfikësve dhe një është tërhequr nga nënrrënojat”, kumtoi shërbimi rajonal për raste urgjente.

Pas shpërthimit të gazit dhe zjarrit, ndërtesa u rrënua nga kati i gjashtë deri në përdhesë. Sipas raportit më të ri, një person ka vdekur, ndërsa katër janë lënduar. Një grua dhe një fëmijë kanë ngelur nën rrënojat.

Besohet se shpërthimi është shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Në vijim është hetimi për fatkeqësinë, ndërsa është hapur edhe procedurë penale pasi që “ofruesi i shërbimit nuk i ka plotësuar kërkesat e domosdoshme të sigurisë”./mia