Rritje e numrit të të infektuarve nga koronavirusi në Francë- 4.586 raste të reja për 24 orë
Në Francë edhe mëtej ka trend të rritjes së shkallës pozitive të testeve për zbulimin e koronavirusit...
Në Francë edhe mëtej ka trend të rritjes së shkallës pozitive të testeve për zbulimin e koronavirusit, por gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 4.586 raste të reja, thuhet në kumtesën e ditore të Drejtorisë së përgjithshme të shëndetësisë.
Një ditë më parë u zbuluan 4.771 raste apo për një javë gjithsej 20.482 raste, njofton korrespondenti i MIA-s. Gjatë 24 orëve të fundit në Francë kanë vdekur 23 persona nga Kovid 19, me të cilët numri i përgjithshëm arrinë 30,503 persona.
Në Territorin e Francës ende aktivë janë 430 klasterë, prej të cilëve 44 janë të ri, të paraqitura në 24 orët e fundit. Mes 12 dhe 18 gushtit janë bërë 700.051 teste, kurse pozitiv kanë dalë 3,4 për qind, numër që po rritet gradualisht ditëve të fundit./mia
