Botë

Në Sudanin Jugor një aeroplan u rrëzua menjëherë as fluturimit nga aeroporti

22.08.2020 15:34

Një aeroplan transportues është rrëzuar menjëherë pas fluturimit nga aeroporti Xhuba, kryeqytet i Sudanit Jugor...

Persona zyrtar druajnë se në aksident jetën e kanë humbur disa persona, njofton agjencia Anadolia. Kur Kuol, drejtor i aeroportit ndërkombëtar “Xhuba” për Anadolinë deklaroi se në aeroplanin që i përkiste kompanisë “South West Aviation“, ndërsa është dashur të fluturojë drejtë shtetin verior Baher el Gazal, ka pasur tetë persona.

“Tetë persona kanë qenë në aeroplan ndërsa ende nuk ka hollësi për numrin e të vdekurve në aksident”, tha Kuol.

Dëshmitarët për Andaolinë kanë deklaruar se një person i lënduar është dërguar në spital dhe kanë parë gjashtë trupa në tokë./mia