Botë

Kosovë: Nëntë të vdekur dhe 169 raste të reja me Covid-19

22.08.2020 16:07

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 9 persona të vdekur dhe 169 raste të reja...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 9 persona të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
 
Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 455 mostrave, njofton IKSHPK. Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 457.
 
Komuna me numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19, është ajo e Prishtinës, ku janë regjistruar 34 raste, njofton Instituti.
 
Që prej 13 marsit – kur u regjistruan rastet e para me koronavirus në Kosovë – e deri më 22 gusht, në Kosovë janë regjistruar 12,337 të infektuar me koronavirus.
 
Prej tyre, 8,346 pacientë janë shëruar dhe 3,534 raste vazhdojnë të jenë aktive.