Maqedoni

Strugë – Ohër, pishinat e hoteleve funksionojnë sipas protokollove

22.08.2020 17:02

Edhe pse jemi në kohë pandemie, sezoni veror në Strugë dhe Ohër ka funksionuar pothuajse si në normalitet...

Edhe pse jemi në kohë pandemie, sezoni veror në Strugë dhe Ohër ka funksionuar pothuajse si në normalitet, ku plazhet, kafenetë dhe restorantet janë të mbushura dhe kjo ka rrezikuar rritjen e numrit të të infektuarve.
 
Mirëpo gjendja në hotele dhe pishinat e tyre është nën kontroll, duke mare parasysh se ata kanë një protokoll të caktuar të cilin duhet ta respektojnë. Nga hotelet thonë se vizitorët I respektojnë masat.
 
“Për momentin kemi mirëmbajtje dhe mysafirët udhëzohen sipas protokolleve që na janë dhënë. Në përgjithësi mund të them se ato respektohen”, shprehet menaxher i hotelit.
 
“Ne jemi munduar që të kemi protokolle të rrepta për pishinat dhe për hotelin, që të mund të ruajmë protokollin që na ka dhënë Ministria e Shëndetësisë, dhe mund të them se deri më tani jeni të kënaqur, mendoj që deri në 99 përqind të rasteve protokollet respektohen”, thekson menaxheri i hotelit.
 
Ndryshe nga vitet tjera ku pishinat në disa hotele mund të shfrytëzoheshin edhe nga mysafirë të jashtëm, këtë vit pishinat lejohet të shfrytëzohen vetëm nga mysafirët e hotelit, për të cilët gjithashtu ka një numër të veçantë se sa persona mund ta shfrytëzojnë pishinën njëkohësisht. 
 
“Sipas kapaciteti të pishinës, kemi një numër të caktuar se sa mysafirë mund ta shfrytëzojnë dhe ajo kontrollohet përmes shërbimit të caktuar që e bën kontrollin në pishinë” , shprehet menaxheri i hotelit.
 
“Protokolli shkruan se duhet në 7 metër katrorë nga një person, kështu që ne e kemi ulur kapacitetin e pishinës për 4 herë më pak, madje kemi numër më të vogël nga ajo se sa lejohet, me qëllim që të mbahet edhe siguria e mysafirëve”, thekson menaxheri i hotelit.
 
Edhe tek plazhet publike dhe ato private ka protokolle të caktuara, se sa distancë duhet të ketë mes shazlloneve dhe personave në ujë, megjithatë një pjesë e mysafirëve nuk i respektojnë masat. 
 
ILMIJE ZHAKU