Botë

NATO rrit gatishërinë ndaj Rusisë

30.10.2014 18:15

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca do të rrisë gatishmërinë e saj në përgjigje të aktiviteteve ajrore të Rusisë në Evropën Lindore...

Ai ka thënë se NATO nuk do të kthehet në kohën e “Luftës së ftohtë”, por sjellja e fundit e Rusisë dëmton rëndë besimin e ndërtuar gjatë dekadave.
 
NATO, ka bërë të ditur se ditët e fundit katër grupe të aeroplanëve luftarakë rusë “kanë ndërmarrë manovra ushtarake” në hapësirën ajrore pranë Bashkimit Evropian.
 
Tensionet midis NATO-s dhe Rusisë janë rritur prejse Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në muajin mars. 
 
Stoltenberg po ashtu ka kërkuar nga Rusia që të tërheq forcat e saj nga Ukraina.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI