Kulturë
Sllupçan: Po mbahet kolonia artistike ndërkombëtare “Art Camp”
22.08.2020 18:50
Për të dytin vit me rradhë në rrëzët e Karadakut mbi fshatin Sllupçan të komunës së Likovës...

Për të dytin vit me rradhë në rrëzët e Karadakut mbi fshatin Sllupçan të komunës së Likovës, po mbahet Kolonia Artistike Ndërkombëtare “Art Camp”.
Në këtë event artistik, po marrin pjesë gjithsej 45 artistë edhe atë përpos nga Maqedonia e Veriut, edhe artist nga Kosova, Shqipëria si dhe Serbia.
Organizatorët kanë paraparë që në këtë Koloni Artistike përpos pikturës, të shfaqen edhe komedi, shfaqe muzikore si dhe filma të metrazhit të shkurtër. Koloninë Artistike të hapur e shpalli drejtori i “Art Camp” Ardian Kadria.
“Falemiderit shumë që keni ardh, falenderoj artistët për pjesëmarrjen dhe shpresoj se do të bëjmë një punë të mrekullueshme, ju dëshiroj një natë të këndëshme”, tha mes tjerash Ardian Kadria.
“Kolonia e këtij viti është një sfidë që ne artistëm dijm ta kalojmë sepse nëse pandemia i izoloi njerëzit, natyra doli nga izolimi dhe ne duhet ta shijojmë këtë natyrë dhe inverzionet e kësaj natyre ti kthjemë në art. Me bindjen e madhe që ky shpërblim që na jepni ju me pjesëmarrjen tuaj do të dijm t’ua kthejmë me veprat tona artistike”, tha mes tjerash Saimir Strati.
“Padyshim se mënyra e këtij organizimi është e vacant, për dallim nga Kolonit tjera që mbahen, kjo është në natyrë, në kamp është një jetë ndryshe që artistët e preferojnë, natyrisht është edhe frymëzimi që marrin artistët dhe besoj se do të ket vepra të mira”, tha mes tjerash Safet Spahiu.
Ndryshe ky event artistik, po realizohet sipas gjitha protokolleve shëndetësore për mbrojtje nga pandemia e COVID-19, e njejta filloi më 20 gusht dhe do të zgjasë deri më 24 gusht.
FATLUM AQIFI
