Shqipëri: 5 viktima dhe 156 raste të reja nga Covid 19
Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 837 testime për vlerësimin e infektimit nga Covid 19...

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 837 testime për vlerësimin e infektimit nga Covid 19 dhe 156 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 88 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4184, që nga fillimi i epidemisë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 pacientë, një 47 vjeçar nga Shkodra, një 53 vjeçare nga Fieri, një 57 vjeçar nga Lezha, një 78 vjeçar nga Kukësi , një 78 vjeçar nga Elbasani.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin kujdesin për asnjë moment.
Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale.
