Botë

Bjellorusi: Lukashenko urdhëron ushtrinë të shtypë protestat

22.08.2020 19:23

Presidenti bjellorus, Alexandre Lukashenko urdhëroi të shtunën ministrin e Mbrojtjes të marrë masa më strikte...

Presidenti bjellorus, Alexandre Lukashenko urdhëroi të shtunën ministrin e Mbrojtjes të marrë masa më strikte për të mbrojtur integritetin territorial të vendit, goditur nga një lëvizje protestash që prej zgjedhjeve presidenciale të kundërshtuara të 9 gushtit.

Lukashenko, në pushtet që prej 26 vitesh, shkoi të shtunën për të inspektuar njësitë ushtarake të vendosura në Grodno, në perëndim të Bjellorusisë, pranë kufirit polak, sipas një komunikate të publikuar në Telegram nga presidenca bjelloruse.

“Urdhëroj ministrin e Mbrotjes të mbrojë para së gjithash perlën perëndimore të Bjellorusisë, qendra e të cilës është në Grodno. Dhe të merren masa më të rrepta për të mbrojtur integritetin territorial të vendit tonë”, theksoi Lukashenko.

Deklarata vjen pasi stërvitjet e mëdha ushtarake bjelloruse janë planifikuar në rajonin e Grodno midis 28 dhe 31 gushtit. Opozita dënon mashtrimet dhe ka organizuar manifestime të përditshme në vend.

Bashkimi Evropian ka deklaruar se nuk njeh rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 9 gushtit, për shkak të parregullsive. Në këto zgjedhje, Lukashenka u tha se fitoi mbi 80 për qind të votave.