Botë

Jahjaga nuk shkon në Beograd

30.10.2014 18:19

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjara, nuk do të shkojë në Beograd...

Vendimin për këtë e ka sjellë pas një analize të hollësishme të ftesës së Grupit Evropian të Komisionit Trilateral për pjesëmarrje në konferencën që organizohet në Beograd, më 1 nëntor.

Por, ka marrë vendim që të mos marrë pjesë në konferencë, për shkak të gjendjes së krijuar në Kosovë, me pamundësinë e ndërtimit të institucioneve të reja.

Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e presidentes Jahjaga, sipas të cilës "Qëndrueshmëria e shtetit dhe domosdoshmëria për të ndihmuar procesin e ndërtimit të institucioneve në vend kanë përcaktuar edhe vendimin e presidentes Jahjaga, karshi edhe analizës së agjendës së përcaktuar të konferencës, nivelit të pjesëmarrësve dhe aspekteve protokollare dhe organizative". 

Duke falënderuar organizatorin për ftesën, ajo ka theksuar po ashtu se pavarësisht nga pamundësia e pjesëmarrjes në konferencë, relaksimi i marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor hapë perspektivën evropiane për të gjithë dhe ndihmon në krijimin e mirëbesimit ndërmjet qytetarëve të të gjitha vendeve.