Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën duke u arratisur nga policia në një aheng të palejuar në Limë
Të paktën 13 persona e humbën jetën mbrëmë në periferi të kryeqytetit të Perusë, Lima duke u arratisur nga policia...

Të paktën 13 persona e humbën jetën mbrëmë në periferi të kryeqytetit të Perusë, Lima duke u arratisur nga policia e cila ka për ta analizuar një aheng pa leje, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton DPA.
Policia fillimisht është thirrur në barin ku ishin mbledhur 120 persona, duke i shkelur masat kundër koronavirusit me të cilat kufizohen tubimet masive. Pasi policia kishte hyrë në hapësira, mysafirët kanë tentuar të arratisen përmes daljes së vetme dhe kështu shumica janë shkelur apo shtypur.
Në stampedo janë lënduar tre mysafirë dhe tre policë.
Ministria i hodhi poshtë raportimet në media se policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe se disa prej viktimave janë mbytur nga gazi. Lidhur me rastet e vdekjes policia i ka arrestuar 23 persona, shton DPA./mia
