Kina nga korriku ka filluar me vaksinimin e grupeve të rrezikshme
Kina nga korriku ka filluar t’u japë vaksina eksperimentale një grupi të personave me rrezik të lartë nga infektimi me koronavirus...

Kina nga korriku ka filluar t’u japë vaksina eksperimentale një grupi të personave me rrezik të lartë nga infektimi me koronavirus, deklaroi përfaqësuesi i Komisionit kombëtar shëndetësor, Xheng Xhongevi.
Ai për mediat shtetërore tha se qëllimi ka qenë të përforcohet imuniteti i disa grupeve të caktuara të njerëzve, duke i përfshirë edhe punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit të cilët punojnë në tregjet dhe në sektorët e transportit dhe shërbimeve, transmetojnë mediat britanike.
Xhengvei tha se autoritetet kineze mund të mendojnë për zgjerimin e programeve urgjente në vëllim më të vogël, në përpjekje për t’i penguar epidemitë e mundshme gjatë vjeshtës dhe dimrit.
Asnjë vaksinë akoma nuk i ka testimet klinike të vëllimit më të madh që të mund të dëshmohet se është sa duhet e sigurt dhe efikase për t’i mbrojtur njerëzit nga mundësia e infektimit me koronavirus, prej të cilit deri më tani në mbarë botën kanë vdekur mbi 800.000 persona./mia
