Maqedoni

Dorëhiqet depueti i BDI-së Florin Besimi; Besimi: Dorëhiqem për të evituar konflikt interesi

23.08.2020 16:48

Deputeti i BDI-së, Florin Besimi, është dorëhequr nga mandate i deputetit...

Deputeti i BDI-së, Florin Besimi, është dorëhequr nga mandate i deputetit, për të evituar konfliktin e interesit gjatë votimit për zgjedhjen e qeverisë së re, ku kandidat për ministër të financave është vëllau I tij, Fatmir Besimi.
 
“Ju njoftoj se mbetem parimor dhe rrjedhimisht dorëhiqem nga mandati i deputetit të popullit për të evituar konflikt të mundshëm të interesit me votën time në kuvend. Këtë vendim e solla në ditën e shpalljes së kandidatëve për ekzekutivin e ri, të dalë nga vullneti i qytetarëve në zgjedhjet e 15 korrikut, dhe në konsultim dhe pajtueshmëri të plotë me Kryetarin Ali Ahmeti. Ky vendim, do të realizohet sipas ligjit dhe procedurave normative parlamentare.” – shkruan Besimi në profilin e tij në rrjetin social fejbuk.
 
Njofton se i rikthehet profesionit të mjekut në Tetovë. Pas dorëheqjes së Besimit, mandatin e deputetit e merr kandidati i rradhës nga lista e BDI-së, në njësinë zgjedhore numër gjashtë.  
 
Vendimi i Florin Besimit vjen pas deklarimit të kryetares së Kimisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupcionit, Biljana Ivanovska, se në rastin konkret ka konflikt interesi dhe se Florin Besimi nuk guxon të përfshihet as në diskutimin për qeverinë e re dhe as të votojë për zgjedhjen e ministrave, ku kandidat është vallai i tij, Fatmir Besimi.       
 
SHPËTIM NUREDINI