Botë

Kovid 19: migrantët nga Afrika të rrezikuar nga virusi; OJQ: Të respektohen të drejtat e migrantëve

23.08.2020 17:46

Nëpërmjet detit Mesdhe për çdo ditë arrijnë qindra migrant nga Tunisi, Libia dhe vende të tjera të Afrikës...

As pandemia nuk ndalon refugjatët të vazhdojnë rrugën drejt një jete më të mirë, duke ikur nga lufta, dhuna dhe varfëria.
 
Në rrugën kyçe të migrantëve që lidh Afrikën e Veriut me Europën  ka qendra pranimi të stërngarkuara. Kërcënimi nga Kovid19 është tejet I madh si pasojë e transportit jo të sigurtë dhe akomodimit në qendrat e pranimit.
 
"Jemi të vetëdijshëm për numrin e paktë të migrantëve të cilët janë testuar për Covid19. Kjo është pasojë e testimit të kufizuar. Ndikimi I virusit korona ndaj migrantëve është I njëjtë edhe ndaj banorëve local ku ata gjinden.”
 
Pasi javën e shkuar 45 migrantë humbën jetën në Brodollom në afërsi të Libisë, më të zëshme janë kërkesat e organizatave që të rriten kapacitet për kërkim dhe shpëtim në det.
 
"Organizatat joqeveritare kanë rol në ruajtjen e jetëve dhe duhet të shfuqizohen kufizimet në punën e tyre. Duhet të marrim aksion të fuqishëm dhe të ndalen keqpërdorimet e të drejtave të njeriut jo vetëm në det, por edhe në Libi prej nga ikin këta persona".
 
Nga UNHCR thonë se kanë regjistruar rritje të vogël të migrantëve nga Tunisi dhe Libia drejt Europës nëpërmjet rrugës detare në krahasim me vitin e shkuar.
 
Në botë ka 80 milion persona të shpërngulur. 68% e migrantëve janë nga pesë shtete: Siria, Afganistan, Venecuella, Sudani Jugor dhe Mianmari.
 
MERAL ISMAILI