Botë
Nga shpërthimi i një bombe në Afganistan jetën e kanë humbur shtatë civilë
23.08.2020 20:03
Gjatë shpërthimit të një bombe të vendosur pranë rrugës në qarkun afgan Xhagatu në provincën Gazni...

Gjatë shpërthimit të një bombe të vendosur pranë rrugës në qarkun afgan Xhagatu në provincën Gazni, jetën e kanë humbur shtatë civilë.
Sipas autoriteteve lokale gjatë sulmit jetën e kanë humbur tre gra, dy fëmijë dhe dy burra. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara në gjashtë muajt e parë të vitit në përleshje të armatosura në Afganistan jetën e kanë humbur 1.282 njerëz ndërsa qindra janë lënduar.
Më shumë se 40 për qind e viktimave civile janë gra dhe fëmijë./mia
