Italia goditet nga një stuhi e fortë, shkatërrohen vreshta, pemë e makina
24.08.2020 10:42
Një stuhi e fuqishme ka goditur disa qytete në Itali...

Një stuhi e fuqishme ka goditur disa qytete në Itali, duke shkaktuar dëme të mëdha në qytetet Verona, Vicenze dhe Padova.
Sipas mediave italiane stuhia solli erë të fortë, reshje të dendura shiu dhe breshëri, ku u shkatërruan qindra makina e pemë. Disa prej rrugëve janë pushtuar nga uji.
Në Verona në shumë zona janë dëmtuar vreshtaritë. Kryetarët në bashkitë e këtyre rajoneve kanë shpallur gjendjen e krizës. Sot do të bëhet edhe një përllogaritje e dëmit të shkaktuar.
Në majat e maleve, dëbora ka zbardhur me 20 cm zonën e skive të akullnajës Stelvio në nivelin mbi 2200 metra.
