Covid-19, 13 viktima dhe 99 raste të reja në Kosovë

24.08.2020 15:25

Në 24 orët e fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare....

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar një numër tepër i lartë i fataliteteve nga Covid-19. Autoritetet shëndetësore regjistruan 13 të vdekur, shifër kjo që e rriti numrin total të viktimave në 480. Të hënën, pas testimit të 406 mostrave, janë regjistruar edhe 99 raste të reja me  COVID-19.

Më shumë raste, apo 24, ka në Prishtinë. Shifra dyshifrore edhe në Pejë - 19 raste, kurse në Gjilan - 13. Komunat e tjera kanë më pak se 10 të prekur. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njofton se në institucionet publike shëndetësore aktualisht janë të shtrirë 392 pacientë pozitivë. 13 janë në respiratorë, 27 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, 316 të tjerë janë në terapi oksigjeni. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para, në Kosovë janë regjistruar 12,547 të infektuar. Deri tani 8,657 pacientë janë shëruar, aktualisht janë 3,410 raste aktive.